Ikën Ministri i Brendshëm, Rama: Lleshaj më ka dorëzuar dorëheqjen
Kryeministri Edi Rama tha sot ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dorëzuar dorëheqjen pas ngjarjes së vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
“Lleshaj me ka dorëzuar dorheqjen. I kam thënë të pres të kthehem dhe të jem bashkë me të në momentin kaq vendimtar. Jam krenar për punën Sandër LLeshaj…”,- tha kryeministri Rama, por pa sqaruar nëse e ka pranuar aktin e Ministrit të Brendshëm.
Rama tha se akti i Lleshaj tregon se politikanët nuk janë të gjithë njësoj. “Sot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e policisë, por është vrarë një djalë dhe është hapur një varr dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve”,- tha Rama.
Pjesë nga deklarata e Edi Ramës për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj
“Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ministri i Brendshëm më ka informuar dhe më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij. Jo për të larë gojën por për të më shpjeguar se ishte rruga e duhur e tij për të personalisht dhe për qeverinë dhe për shumicën tonë qeverisëse.
I kam thënë pres të kthehem se kam dashur ta shoh në sy dhe kam dashur ta dëgjoj dhe të më dëgjojë në momentin e hedhjes së këtij hapi të rëndësishëm për të treguar kuotën e lartë morale të Sandër Lleshaj.
Unë e kam ditur, por sot ta marrin vesh të gjithë që jo të gjithë janë njësoj. As politikanët nuk janë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë, por është vrarë një djalë 25-vjeçar dhe është hapur një varr në shtëpinë e një familje shqiptare.
Tjetër të ndash dhimbje me fjalë e tjetër është ta thuash atë me një vepër të mirë si një shqiptar i mirë. E di dhe zëre se e kam dëgjuar gojën e shthurur të atyre që nuk mungojnë të na turpërojnë kurrë si popull si vend, që do thonë çfarë nuk do thonë, por të thonë çfarë të duan se koha do e tregojë dhe historia do e tregojë që nuk i kemi lënë mangët asgjë e askujt. Kur kam hyrë në këtë zyrë kam thënë se zyra është e imja dhe pushteti i juaj. Me siguri nuk e kam treguar si duhet, pa dyshim që nuk është faj që dukem si arrogant, por komunikoj me shumë njerëz. Kam bërë gabimet e mia, por nuk e mbaj mend por mbase e ka fajin kujtesa ime, që një qeveri të synojë kuotën e duhur morale pa i bërë bisht asnjëherë nevojës për reflektim dhe të kërkojnë ndjesë dhe të ndajnë veten nga ndjeshmëria popullore. Ndonjëherë dhe gabojmë, por përpiqemi me mish e me shpirt që t’ia dalim dhe të jemi në lartësinë e besimit tuaj”.
(Lajmi në përditësim)
Lexoni edhe…
- Shqipëria në këmbë! Protestë në Korçë: Drejtësi për Klodianin! Digjen pemë, gurë e shishe ndaj Bashkisë
- Loja e kryeministrit për të larguar Sandër Lleshin, synon Ballën ose Manjën si ministër
- Vrasja e të riut pse theu orën policore, ”BBC” jehonë protestës
- Në protestë me vajzën 5-vjeçare, djali ish-kryeministrit: Dua të ikë Lleshaj. Më thanë “do vijë shefi…”
- Dhjetori filloi me zjarr, kurse prilli do jetë VULLKAN!
- Policia fillon arrestimet e të rinjve protestues, shpallet në kërkim edhe Stresi
- Numri i dy i qeverisë: Protesta e të rinjve ishte kriminale dhe dhunë e organizuar
- Dy fjalë për shoqatat dhe shoqërinë civile që hesht para një vrasje…
- Ish-ministri i Brendshëm: Gjaku i Klodian Rashës ka nevojë për shpagim moral