Ikën Ministri i Drejtësisë. Hapet udha për dorëheqje të tjera. Meta në zyrën e Ramës

 

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka dhënë dorëheqjen te kryeministri Edi Rama. Naço ka paraqitur dorëheqjen, por ende nuk dihet nëse Rama e ka pranuar atë. Nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Naços dhe largimi i tij është një surprizë duke parë se prej muajsh po punohet për reformën në Drejtësi.Burime pranë kryeministrisë kanë bërë të ditur se ministri i LSI-së e ka paraqitur dorëheqjen pas një takimi që është zhvilluar në selinë e qeverisë.

Takimi mes kryeministri Rama dhe ministrit Naço, ka përfunduar rreth orës 14:15. I pyetur nga mediat, ministri Naço nuk ka pranuar të komentojë dorëheqjen e tij, ndërkohë që nga Kryeministria konfirmojnë kërkesën që Naço i ka dorëzuar Kryeministrit, Edi Rama. Pas dorëheqjes së Naços pritet të ketë ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar. 

Nasip Naço është sinjali i parë se jo gjithçka ecën sipas fjalës së kryeministrit se nuk ka ndryshime në Qeveri. Duket se kjo mbetet një sinjal ndaj Ramës nga ana e Ilir Metës se duhet të ndryshosh qeverinë dhe qeverisjen.

Në këto momente kreu i LSI dhe kryetari i Parlamentit ndodhet në zyrën e Edi Ramës.

SHKARKO APP