Ikën nga kampi i ferrit pas shumë vitesh, dëshmitë rrënqethëse të dy grave shqiptare
5 gra dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq në Siri kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Shqipëri, ku janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Cuci. Më poshtë do të lexoni dëshmitë e dy grave që ikën nga kampi dhe sot u rithkyen në atdhe.
Muhamed Veliu: Flori, Muhamed Veliu jam si je, flas nga Libani. Më në fund kemi lajme të mira
Flori: Faleminderit shumë
Muhamed Veliu: Fol me motrën që ti më merrje në telefon dhe interesoheshe gjatë gjithë kohës, është me mua.
Motra: Selam Alejkum Flori, jam Klodi
Flori:Motra si je, a je mirë?
Motra: Mirë, si je ti, jemi duke ardhur inshallah
Flori: Marshallah, mirëardhi motra!
Motra: Me kalamajt jam
Flori: A janë mirë?
Motra: Po shumë mirë janë dhe unë jam shumë mirë
Kjo telefonatë me këtë lajm të shumëpritur prej shumë vitesh nga Florimi në Tiranë u bë vetëm pak minuta nga koha kur motra e tij bashkë me fëmijët kishte mbërritur në aeroportin e Bejrutit. Ora 24:00 e të Shtunës, i gjeti 14 fëmijë 6 prej të cilëve të lindur në Siri dhe 5 gra shqiptare, në një jetë të re duke mbyllur një kapitull të tmerrshëm më parë në kampin Al Hol e më pas atë Roj. Në Sirinë veriore për t’i marrë shkuan Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme, bashkë me Gledis Nano Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit shqiptar dhe kolegun e tij Indrit Doda. Pak përpara nisjes fillimisht në Damask, ata patën një konferencë për shtyp me autoritet kurde të qeverisjes vendore. Një avion i paguar nga qeveria shqiptare i solli nga Damasku në Beirut ku u pritën nga ministri Bledi Cuci. Gratë mbajë kokat ulur. Janë të ndrojtura dhe të pa mësuara me prezencën e medias. Njërës prej tyre i shkëpusim një koment të shkurtër.
Muhamed Veliu: A jeni e gëzuar që po shkoni pranë familjeve.
Gruaja: Po
Muhamed Veliu: Nga jeni me origjinë?
Gruaja: Nga Tirana
Muhamed Veliu: Sa fëmijë keni?
Gruaja: Kam 5 fëmijë
Muhamed Veliu: Disa kanë lindur në Siri?
Gruaja: Po
Muhamed Veliu: Ju ka marrë malli për familjen
Gruaja: Po shumë
Muhamed Veliu: Keni kohë që e prisni këtë ditë?
Gruaja: Po
Marrë nga Top Channel