Ikën nga shtëpia në datën 1 janar, nuk dihet fati për dy vajzat e mituara

Dy vajza 16-vjeçare nga Tirana janë larguar nga shtëpia që nga data 1 janar. Dy të miturat kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe janë larguar që në mëngjes nga banesa e tyre.

Të miturat kanë lajmëruar prindërit se do të shkonin në banesën respektive të njëra-tjetrës, por kjo nuk ka ndodhur dhe ky ka qenë dhe biseda e fundit me të miturat, pasi telefoni i tyre rezulton i fikur.

Prindërit e të miturave kanë denoncuar në komisariatin nr. 1 duke vënë në lëvizje policinë e Tiranë për gjetjen e dy të miturave, ku për to nuk ka ende asnjë gjurmë.

SHKARKO APP