Ikën vapa/ Nesër do të ketë reshje shiu, shtrëngata dhe breshër

Ditët super të nxehta do të freskohen. Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, paralajmëron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në ekstremin verior lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugerëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranëisrave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?