Ikin ditët me shi, nga e mërkura rriten temperaturat dhe nis vapa
Ditët me shi nuk janë më, pasi nisur nga e mërkura e kësaj jave, pritet që moti të përmirësohet dhe temperaturat të rriten.
Fillim java ka sjellë shpeshtësinë e vranësirave, të cilat do të krijojnë dhe mundësira për reshje të pakta dhe të papërfillshme, të fokusuara këto në zonat lindore. Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim, pritet të ketë përmirësim të motit.
Kjo do të thotë se do të kemi intervale të gjata me kthjellime që do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Por jo vetëm përmirësim të kushteve të motit, do të kemi dhe temperatura të larta gjatë kësaj jave.