Ikin dritat në Zhaporizhzhia, ekspertët e OKB-së në panik

Termocentrali bërthamor i Zaporishias në Ukrainë humbi përsëri linjën e energjisë së jashtme, duke nxitur frikën e një katastrofe.

Moska po ashtu vijon që të mbajë të mbyllur tubacionin e saj kryesor të gazit për në Gjermani me qëllimin për t’i shkaktuar më shumë probleme Perëndimit.

Termocentralit Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, iu ndërpre linja e fundit kryesore e jashtme e energjisë, megjithëse një linjë rezervë vazhdoi të furnizonte me energji elektrike rrjetin, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë vetëm një nga gjashtë reaktorët e stacionit mbeti në funksion. Nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm bërthamor, autoritetet në Zaporizhja u kanë shpërndarë banorëve tableta jodi, medikamente që mbrojnë, deri në një masë, nga substancat radiaoktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?