Ikin vranësirat, del dielli. Parashikimi i motit për tre ditët në vijim, ja sa shkojnë temperaturat

Pas një periudhe paqëndrueshmërie, mbi vendin tonë për tre ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe ditë të bukura me diell për ata që kanë bërë plane për këtë fundjavë.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se dita e Premte dhe ajo e Shtunë parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlen për tu theksuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë erë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut kryesisht në bregdet dhe lugina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dita e Shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën Diel rikthehet përsëri era relativisht intensive por kësaj rradhe me drejtim nga kuadrati i jugut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?