Ikja e tij do të dhembë gjatë! Tosi ynë i paharruar
Nga: Luan Rama
Ikja e Tos Baxhakut,
do të dhembë gjatë!
Tosi ishte njëri nga ne,
e ndër ne më i miri.
Ishte ndër ne gëzimi,
por edhe modeli i gazetarit qytetar.
Ishte profesionisti,
por edhe lexuesi përherë i vëmendshëm!
Ishte dhe i tillë mbeti;
shok, mik, koleg,
i thjeshtë e i dashur,
përherë i qeshur!
Iku me mirësinë që ishtë vetëm e tija, për të na lënë pas malin e dhembjes së madhe, mungesën e pazëvendësueshme dhe emrin si referencë të njeriut të mirë, në lartësinë ku nuk mbërrin kushdo, e ku Fatos Baxhaku është në vendin e vet.
Ikja e tij do të dhembë gjatë!
Lamtumirë e të ndrittë shpirti,
Tosi ynë i paharruar!