IKM: Sa objekte janë shembur në Velipojë dhe Ksamil, nis pastrimi i inerteve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar gjatë këtyre ditëve me prishjen e ndëttimeve pa leje në bregdet. IKMT bën me dije se në Velipojë janë prishur 10 objekte, ndërsa në Ksamil 18. Sakaq, ka nisur edhe pastrimi i inerteve në zonat ku janë shembur ndërtimet.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme. Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera. Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve. Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët. (Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët),” thuhet në njoftimin e IKM.

SHKARKO APP