IKMT aksion në aksin Milot-Rrëshen, prishen 35 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka nisur një aksion në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen. Referuar njoftimit, përgjatë këtij segmenti janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike.

Këto objekte përveçse pa leje, janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore. IKMT ka gjetur mirëkuptim edhe nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, që kanë nisur t’i çmontojnë vetë elementët” njofton IKMT.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?