IKMT nis aksionin e prishjeve në qarkun e Korçës

Një aksion ka nisur përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec tek dhjetëra biznese që nuk respektonin distancën e përcaktuar prej 6 metrash nga shtrati i rrugës.

Midis bizneseve të prekura është edhe ai i Krenar Koçibellit, i cili, përveç faktit që koha e lënë për të hequr murin është shumë e shkurtër, denoncon edhe mospagesën e kompensimit për tokën që po i merret për herë të dytë.

Fadromat e IKMT kanë nisur paraditen e kësaj të marte prishjen e objekteve në pedonalen e qytetit, të cilat nuk janë bindur urdhrit për lirimin vullnetar të hapësirës publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm në qarkun e Korçës janë rreth 1 mijë objekte që janë konstatuar në zaptim të hapësirave publike, në qytete dhe përgjatë rrugëve automobilistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?