IKMT nis prishjen e 10 objekteve në lotin e tretë të Unazës së Re
Vazhdon puna për ndërtimin e Unazës së Re. Në kuadër të punimeve mësohet se sot do të prishen 10 objekte që janë përkatësisht në lotin e tretë.
IKMT bën me dije se për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.
Njoftimi:
Në vijim të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja” (Loti 3).
Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirmin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale. Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.
Më poshtë do gjeni edhe fotot nga aksioni: