IKMT pritet të shembë hotelin 3 katësh në Orikum, pronari tenton të vetëvritet

Këtë të të hënë, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit nisi një aksion për shembjen e disa objekte në zonën e Radhimës. Aksioni u kundërshtua nga pronarët e objekteve, të cilët thanë se nuk janë kundër ligjit, por kundër procedurave selektive që po ndjekin institucionet.

Në Orikum, teksa pronarët e objektit 3 katësh po qëndrojnë në hotel, policia po negocion me kryefamiljarin Ymer Havaraj për të larguar familjen nga hoteli, por që ky i fundit nuk pranon. dhe kërcënon me vetëvrasje.

Familja është shprehur se do të qëndrojnë dhe nuk do e lirojnë atë.

SHKARKO APP