IKMT ribllokon punimet në digën e Liqenit Artificial

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ribllokuar sot punimet për kompleksin e pallateve në digën e Liqenit Artificial.

Sipas IKMT­-së, firma ndërtuese nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

Kreu i IKMT-­së, Dallandyshe Bici deklaroi se punimet duhet të ndërpriteshin pas vendimit të gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, Gjykata Administrative e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e firmës “Gener 2”, që po ndërton pallatet tek Diga e Liqenit në Tiranë, për të shpallur të paligjshëm vendimin e Inspektoriatit Ndërtimor, që vendosi ndërprerjen e punimeve në këtë kantier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë vendim, puna në kantier do të pezullohet dhe parku do t’u rikthehet sërish qytetarëve. Më 14 janar të këtij viti, kreu i IKMT, nëpërmjet një urdhri, shpalli të pavlefshëm vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, të kompanisë ndërtuese “Gener 2” sh.p.k.

Fakti që këto ndërtime do të kryheshin në zonën e Parkut të Madh të Tiranës dhe shumë pranë Digës së Liqenit, shkaktoi një debat të madh publik.

Politikanët, ambientalistët, por edhe banorët, u shprehën kundër këtij projekti, pasi cenoheshin hapësirat e gjelbra dhe siguria e digës. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?