IKMT shemb nesër 10 objekte në Tiranë që preken nga Unaza e Madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar, Policia e Shtetit dhe IKMT-në njoftojnë se ditën e martë, pra nesër do të shemben 10 objekte që preken nga loti 3, i projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja”, pjesë e rëndësishme e Unazës së madhe të Tiranës. Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut.

Në vijim të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” (Loti 3). Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirimin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale. Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre” thuhet në njoftim.

SHKARKO APP