IKMT shemb sot me eksploziv ndërtesën 6-katëshe te Unaza e Re

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të prishë me shpërthim të kontrolluar këtë të enjte në orën 11.00 një objekt 6-katësh.

Objekti është shpronësuar me vendim për interes publik dhe janë marrë masa për të mos patur dëme anësore nga shpërthimi me lëndë plasësë c4.

Njoftimi i plotë:

Loti 3, Unaza e Tiranës, IKMT prish me shpërthim të kontrolluar objektin 6-katësh.

Objekti është shpronësuar me vendim për interes publik.

Shperthimi ne oren 11.00, ne trupin e objektit janë hapur 200 furnela (vrima) dhe do të përdoren 3 kg lëndë plasëse, c4.

Janë marrë te gjitha masat për të mos patur dëme anësore.

SHKARKO APP