IKMT “zbarkon” në Jalë, banorët kundërshtojnë me forcë: Nuk mund të vini pa njoftim

IKMT vijon me aksionin e prishjes së ndërtesave pa leje, ndërsa ditën e sotme fadromat kanë shkuar në Jalë, për prishjen e një objekti të vjetër. Banorët janë konfliktuar me punonjësit e IKMT, duke kundërshtuar prishjen, me argumentin se ata ishin paraqitur për të shembur objektin pa një njoftim. Ata shprehen se pranojnë prishjen e godinës, në momentin që njoftohen 10 ditë përpara.

Njoftimin, nuk ke njoftim, t’i duhet të më lajmrosh 10 ditë më parë dhe pastaj të vish. Prishe ndërtesën, ja ku e ke, por mua më njofto dhe hajde pas 10 ditësh. Nga sot pas 10 ditësh duhet të vini të prishni objektin“, shprehen ata.

SHKARKO APP