Iku frika apo policia ”liron dorën”?
Qeveria rriti menjëherë masat në lidhje me pandeminë e Covid-19 por numri i automjeteve që qarkullojnë në kryeqytet është dukshëm më i lartë se në ditët e mëparshme të izolimit. Në të gjitha zonat e Tiranës nga orët e para të mëngjesit deri në orën 13.00 kishte trafik mjetesh.
Uniformat blu të cilat qëndrojnë në rrugët kryesore të Tiranës, vazhdojnë kontrollet. Polica u kërkon drejtuesve të mjeteve, përveç autorizimit për të dalë me makinë edhe dokumentacionin e mjetit. Në të gjitha postablloqet e ngritura, ka efektive nga policia rrugore, e rendit, edhe policia ushtarake.
Blutë e kryeqytetit, ndalojnë për kontroll edhe drejtuesit e motorcikletave, duke u kërkuar lejen për të lëvizur. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit, në të gjithë vendin ka ka ndëshkuar 10 drejtues mjetesh. Masat më të shumta janë heqje e lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti pasi kanë shkelur urdhrin e ndalimit të qarkullimit.