Iku me urgjencë në Britani, sekretari Cameron telefonon presidentin Begaj: Shqipëria aleate e ngushtë e NATO-s

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Bajram Begaj. Cameron ishte këtë të mërkurë për një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe sipas axhendës do takohej më pas edhe me Begajn, por Cameron u detyrua të shkojë me shpejtësi në Londër.

Sipas Zyrës së Jashtëm të Komonuelthit, Cameron ka zhvilluar një telefonatë me presidentin shqiptar ku kanë folur për rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën. Sekretari Cameron u nis me urgjencë për një mbledhje qeverie, ku kryeministri Rishi Sunak lajmëroi datën e zgjedhjeve të përgjithshme më datë 4 korrik.

Fokusi i bisedës ishte roli i Shqipërisë si aleatë e NATO-s. “Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?