Iku nga Basha pasi vulën e PD e mori Berisha? Deputeti Çollaku: S’kam lëvizur në asnjë moment nga identiteti im politik
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ishte i pari që u pa që iku nga Basha, pasi vula e PD-së shkoi tek Berisha. Sot ai ka deklaruar se ka qenë dhe do të jetë deputet i PD. Çollaku ka komentuar edhe në lidhje me faktin nëse ka braktisur apo jo Lulzim Bashën pas vendimit të Apelit, ku tha se nuk ka lëvizur në asnjë moment nga identiteti i tij politik.
“Isha dhe jam deputet i PD. Me statusin në rrjetet sociale konfirmoja këtë gjë. Komentet dhe kuptimet e keqkuptimeve vërshuan po braktis këtë apo po shkon atje. Dua të sqaroj se unë nuk kam lëvizur në asnjë moment nga identiteti im politik. Jam student i dhjetorit dhe themelues i PD.
Nuk ka braktisur askënd, por kam refuzuar të gjithë ata që më kanë kërkuar që të lë PD-. Kam deklaruar se do jem aty ku është sigla e PD. Duhet paraqitur një projekt bashkimi. E kemi të pamundur fitoren pa bashkuar demokratët dhe pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë”,-tha në ”News 24”.