Iku nga Konferenca e Kryetarëve, reagimi i fortë nga Flutura Açka: Dy dado e vr*sin fëmijën!

Pasi iku nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, deputetja Flutura Açka, të cilës Basha i ka dhënë detyrën si kryetare e grupit të PD-së, ka reaguar ashpër.

“Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve, nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situatën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë “dy dado e vrasin fëmijën!”.

Do t’i lutesha medies të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilës (mund) t’ia çoj.

Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”, shkruan Açka.

Në këtë mbledhje ishte ftuar edhe Gazment Bardhi edhe Flutura Açka, ndërsa Kuvendi ende nuk ka shprehur se cilin njeh si kryetar grupi.

SHKARKO APP