Iku nga PD dhe krijoi partinë ”Mundësia”, Shehaj: Sipas sondazheve, kemi premisa të mira

Pasi iku nga PD-ja, Agron Shehaj krijoi partinë ”Mundësia”. Ai thotë në emisionin “Opinion” se tani ishte koha më e mirë për të krijuar një parti të re.

Për të sipas sondazheve, rezulton se partia ”Mundësia” ka premisa të mira dhe mbështetjen e qytetarëve.

”Emri mundësia nuk ka domethënie se sa mundësi kemi. Ne kemi shumë mundësi. Nuk është e lehtë, është e vështirë, por jo e pamundur. Nëse mundësit i bazoj mbi sondazhet, apo mbështetjen, them se premisat janë të mira”,-tha Shehaj.

Fevziu: Do hysh në politik milioner e do dalësh pa asnjë lekë…

SHKARKO APP