Iku nga PL, Braimllari: Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e garës së PS-së

Endrit Braimllari i cili për vite ishte pjesë e ish-LSI dhe PL, sot është kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Ai tregon për fushatën elektorale, ambiciet e tij dhe këndvështrimin që ai ka për zgjedhjet parlamentare. Për vendimin që u largua nga Partia e Lirisë, ai tha se ndihet i vlerësuar që është pjesë e garës së PS për Tiranën. Sipas tij nuk ka rëndësi emri apo qenia në listë të hapur apo jo.

”Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e garës së PS për Tiranën. PS ka dhënë sinjale gjithëpërfshirjeje dhe hapje. Nuk ka rëndësi emri apo qenia në listë të hapur apo jo, rëndësi për mua ka ekipi. 19 vite angazhim në politikë, e kam nisur si anëtar i thjeshtë deri në role drejtuese dhe e di që një person që do të angazhohet, ka 2 elemente, pra kontributi dhe mundësia që të jepet. PS më dha një mundësi të përfshihem dhe tani më takon mua të jap angazhimin tim”, tha Braimllari.

Nga ana tjetër, Braimllari shton edhe se PS po shkon në këto zgjedhje me një program të mirëfilltë të integrimit të Shqipërisë në BE. ”Kam më shumë se një vit që nuk angazhohesha në PL. Zgjodha të pozicionohem në mbështetje të PS, e kam vendosur shumë më parë se të isha pjesë e ekipit të PS, dhe u bashkova pikërisht për hapjen e partisë, gjithpërfshirjen, që pasionin tim politik ta ushtroj aty. Unë politikën e kam pasion dhe nuk mund të më ndalte askush. Kanë tentuar ta bëjnë por isha i vendosur në rrugën që do të ndiqja”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?