Iku nga sheshi Willson, Bardhi-ministrit: Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit, sot ishte kundër qytetarëve

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi sulmoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha si të lidhur me bandat në Durrës.

Duke u larguar nga sheshi ”Wilson” gjatë protestës së PD-së, drejt bashkisë së Tiranës, Bardhi sulmoi dhe ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit që sipas tij nuk arreston anëtarët e bandës së Elbasanit, por merret me qytetarët e thjeshtë.

”Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit, sot ministri ishte kundër qytetarëve. Provuan që janë narko-polici kundër qyetarëve të ndershëm. Një polici që drejtohet nga ministri i Brendshëm, ushtar i provuar i bandës së Durrësit. Lidhje e vjetër e trafikut të drogës. Secili prej këtye fakteve do bëhet publik në vijim”,-tha Bardhi.

SHKARKO APP