Iku nga Shqipëria me gomone, tani kryetar bashkie: “Faleminderit Brescia”

Në Breshia, Altin Toska ka arritur kur ishte 22 vjeç.

U largua nga vendi i tij, për të ndjekur një jetë më të mirë. Një histori që e kanë përjetuar shumë refugjatë, që po vinin në atë kohë në Itali. Aktualisht 39 vjeç, Altin Toska, mbërriti në bordin e një gomoneje në vitin 1998. Katër muaj pas kthimit në Shqipëri, ai ia doli për t'u bërë kryetar i bashkisë së Cërrikut, qytet me 50 mijë banorë dhe me një të ardhme, edhe italiane. Gazeta e përditshmja në Breshia,  “Giornaledibrescia”, i ka kushtuar një rubrikë historisë së dikurshme emigrantit shqiptar në atë qytet, por që tashmë drejton qytetin e vendlindjes së tij.

 “Unë u largova pa u thënë asgjë prindërve të mi, duke ditur se mund të gjeja vdekjen në det,” – shpjegon ai. Altin Toska u vendos në Brescia , ku ka punuar si kamerier dhe pastaj si murator. Ai krijoi një familje dhe lindi dy vajzat, të cilët janë 8 dhe 11 vjeçe. Vajza e tij më e madhe, pak ditë më parë, i ka dorëzuar kryetarit të Brescia, Emilio Del Bono, një letër.

“Faleminderit për gjithçka që keni bërë për këtë qytet, – thotë vajza – populli juaj, vendet dhe atraksionet e këtij qyteti do të mbeten në zemrën time, kudo që të jem.”

Familja Toska, e kthyer në vendin e vet, ka fituar nga eksperienca italiane. “Është një mesazh për shqiptarët e tjerë,” – thotë kryetari i ri i Cërrikut -. “Kthehen në shtëpi duke sjellë më të mirat që kemi  mësuar.”

SHKARKO APP