Iku nga Shtëpia e Bardhë, reagon Zelensky: Faleminderit për mbështetjen Amerikë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas takimit të tensionuar me presidentin Trump, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
”Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit President Donald J. Trump, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”.
Ky reagim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, pas tensioneve gjatë takimit mes dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë.

KOHA JONË SONDAZH

