Ilaçi i përdorur në Kinë, ka shëruar 95% të pacientëve në gjendje të rëndë
Kur pothuajse e gjithë Europa ka marrë masa të forta dhe shumë shtete janë në karantinë, lajmet për të shëruarit nga Covid-19, janë më të lexuar dhe kjo tregon se shpresa se vaksina finale për luftimin e Covid-19 do të jetë e afërt. Nga ana tjetër, deri sa të hidhet në treg vaksina, një studim francez konfirmon që kombinimi i dy ilaçe si Hydroksilklorinës (HCQ) dhe Azithromycin, mësohet se janë efektivë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Kurse një mjekim për artritin që është përdorur në Kinë për trajtimin e koroanvirusit vrasës, ka shëruar 95 për qind të pacientëve në gjendje të rëndë. Tocilizumab, me emër marketingu Actemra, merrej nga pacientët e artritit reumatoid për uljen e inflamacionit. Dokrorët kinezë ia dhanë atë 20 pacientëve gjatë pikut të epidemisë dhe raportojnë se 19 prej tyre dolën të shëruar nga spitali brenda dy javëve.
Zyrtarët në Kinë e kanë aprovuar tashmë Actemra për trajtimin e pacientëve të koronavirusit, të cilët pësojnë dëme në mushkëri si pasojë e inflamacionit të lartë, çka shkaktohet prej reagimit të trupit ndaj koronavirusit. Administrata amerikane ka lejuar nisjen e testimeve të tij në pacientë, u mësua dje nga SHBA. Tocilizumab përdoret për trajtimin e të rriturve me arthritis rheumatoid, si dhe disa tiupe artriti te fëmijët.
Udhëzimet e fundit nga Koreja e Jugut dhe Kina raportojnë që hidroksilkroina dhe kloroku janë trajtime efektive terapeutike antivirale për koronavirusin e ri. Hydroksilklorina është një ilaç (tabletë) i lirë, në dispozicion global, që u aprovua për përdorim të gjerë mjekësor që nga viti 1955. Zakonisht përdoret sot për trajtimin e malaries, lupus sistemik erytematosus dhe artritit reumatoid.