“Ilaçi që dha një shpresë”, mjeku Troçi: Humbje e nuhatjes tek…

Bota kërkon një vaksinë dhe mjekët në shtetet e prekura nga Covid-19 po kurojnë të prekurit me medikamente të ndryshme. Lidhur me situatën në Itali, mjeku Albert Troçi i cili punon në Milano u shpreh se Covid-19 është një virus i ri dhe se qytetrët duhet të tregohen të kujdesshëm për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

“Ditët e fundit por shohin një trend negativ. Por sërish është akoma shumë shpejt të arrijmë në përfundim të rezultateve. Një gjë e mirë se kemi edhe raste të personave të shëruar. Po mundohemi të gjejmë kurën më të domosdoshme të çdolloj pacienti”. Por me çfarë po i kuron shteti italian të prekurit?

“Avigani nuk është akoma aktiv dhe është duke u bërë gati për tu vënë në funksion. Terapia që është më e përdorur është “Hidroksilklorokina ose Klorokina” bashkë me antiretroviralet. Ajo që është përdorur shumë që në fillim është hidrosiklorokina dhe antiviralet. Ilaçi që dha një shpresë ështe “Tolicizumab”, një ilaç që funksionon jo mbi virusin por në dëmin që shkakton inflamacioni dhe mund të jepet vetëm në një kohë të caktuar. Kemi “Remdesivir” që është antiviral direkt, që është përdorur të SARS COV i 2002 që ka një efekt në uljen e replikimit të virusit. Këtë e kemi në protokoll dhe po e përdorim. Nuk ka një terapi specifike për këtë virus”,-tha në “abcnews”.

Më tej ai theksoi se virusi është i ndryshëm te pacientë të ndryshëm dhe për këtë arsye duhet treguar një kujdes maksimal në trajtimin e tyre.

SHKARKO APP