ILDKPKI kallëzon Dritan Priftin: Fshehu 4.6 mln euro

 

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë të kallëzojë penalisht ish-ministrin e Energjetikes Dritan Prift, për fshehja pasurie në vlerën e 4.6 milionë eurove.

Kallëzimi i depozituar në Prokurorinë e Tiranës përfshin kontrollin e kryer nga ILDKPKI përgjatë viteve 2003-2013, kohë në të cilën Dritan Prifti ka mbajtur postin e ministrit dhe funksionin e deputetit.

Sipas kallëzimit rezulton se në këtë 10-vjeçar Prifti ka fshehur pasurinë nëpërmjet kontratave fiktive, ndërsa pritet që prokuroria e Tiranës të nisë hetimet pas këtij kallëzimi.

Në kallëzim ILDKP sqaron se pas kontrolleve të kryera janë krijuar dyshimet se Prifti ka kryer transferta të dyshimta brenda dhe jashtë vendit duke pastruar e fshehur vlerën e 4.6 milion eurove pasuri.

 

Dritan Prifti është denoncuar dhe në kohën që ai ishte ministër në qeverinë Berisha si një ndër personat me pasuri të pajustifikuar, kur opozita socialiste sot në qeveri akuzonte se brenda 1 viti Prifti arriti të pasurohej me 1.8 milion euro kur shqiptarët varfëroheshin.

SHKARKO APP