Ilir Alimehmeti u kërkon votën qytetarëve të Tiranës

Kandidati i PD-së në listën e hapur, Ilir Alimehmeti u kërkon votën qytetarëve të Tiranës:

Të dashur motra dhe vëllezër,
Të dashur bashkëqytetarë të Tiranës,
Sot nuk flas vetëm si kandidat.
Sot flas si biri i këtij qyteti, si njeri që e ka ndjerë peshën e çdo padrejtësie, çdo shpërfilljeje dhe çdo dhimbjeje që shumë prej jush përjetojnë çdo ditë.
Kjo fushatë nuk ishte një udhëtim i thjeshtë — ishte një thirrje nga zemra.
Ishte zëri juaj që më thërriste nga rrugët e Tiranës, nga pallatet e vjetra, nga gjelbërimi që po zhduket, nga pensionistët që jetojnë me dinjitet të lënduar, nga të rinjtë që duan të ikin, jo sepse nuk duan Shqipërinë, por sepse nuk ndihen të përqafuar prej saj.
Kam parë në sytë tuaj lodhjen, por edhe një shkëndijë shprese.
Kam ndjerë që, pas gjithë zhgënjimeve, akoma nuk keni hequr dorë nga besimi se Tirana mund të bëhet më e mirë.
Dhe kjo është ajo që më ka mbajtur në këmbë, më ka dhënë forcë, më ka dhënë frymëzim.
Nuk kam ardhur të bëj politikë për hir të pushtetit.
Kam ardhur të shërbej.
Me duar të pastra, me zemër të bardhë dhe me bindjen se nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh në krah të njerëzve të tu.
Ne nuk jemi të vetëm.
Jemi bashkë.
Dhe bashkë, jemi më të fortë se çdo makineri.
Të dielën, ju nuk votoni thjesht për një kandidat.
Ju votoni për veten tuaj, për fëmijët tuaj, për prindërit që e kanë dhënë jetën për këtë vend.
Dilni dhe votoni me zemër, me dashuri dhe me besim.
Sepse Shqipëria është shtëpia jonë.
Dhe Tirana është zemra e saj.
Le ta mbrojmë.
Le ta ngrejmë kokën bashkë.
Faleminderit nga zemra për gjithçka!
Zoti e bekoftë Tiranën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?