Ilir Beqaj emërohet në krye të “Donacioneve të huaja”

Ilir Beqaj do të jetë drejtuesi i Agjencisë shtetërore që merret me ndihmat e donatorëve. Lajmi është bërë i ditur sot gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

“Gjej rastin t’i uroj punë të mbarë edhe drejtuesit të agjencisë shtetërore për programim strategjik dhe koordinim të ndihmës, Beqja nën koordinimin e të cilit jam i bindur se bashkëpunimi ynë me komunitetet e donatorëve do të përforcohet edhe më shumë”, tha Çuçi.

 Ndërkohë, Beqaj tha do të punojë të gjitha ditët e javës 24 orë në ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Beqaj do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët. Të gjitha donacionet e huaja do të koordinohen nga kjo agjenci e re që do të quhet Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?