Ilir Beqaj ftesë gjyqtarëve për të parë sterilizimin
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj fton trupën gjykuese ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të shkojë e ta shohin vetë si është zbatuar kjo kontratë. Nga kafazi i sallës së gjyqit, ish-ministri i akuzuar për vjedhje në formën e grupit të strukturuar kriminal, Beqaj tha se duhej bërë tani, pasi më vonë nuk kishte më kuptim.
“Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Se sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim”, u shpreh ai.
Kërkesa e Beqajt mbeti vetëm në kufijtë e një deklarimi në sallën e gjyqit. Seanca e së hënës dështoi, për shkak të mungesës së dy avokatët të ish-ministrit. Secili prej tyre kishte njoftuar gjykatën se nuk mund të paraqiteshin për shkak të angazhimeve të tjera paralele.
Duke e konsideruar të papërligjur mungesë, gjykata caktoi nga 10 mijë lekë gjobë për ta. Në gjykatën e Posaçme ish-ministri po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, mes të cilëve janë edhe ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, dy personat e tjerë të konsideruar nga SPAK si pjesë e të njëjtit grup kriminal.
KOHA JONË SONDAZH

