Ilir Demaliaj: “Kujtim Gjuzi, fotomodelja e sezonit 2019”

Deputeti Kujtim Gjuzi që mori mandatin me porosi të kryeministrit Edi Rama, ka postuar disa foto në Facebook. Gjuzi shihet teksa ndodhet në bordin e një jahti të shtrenjtë duke festuar me uiski dhe pije të ndryshme.
Ajo që bie në sy është se këtë shëtitje qejfi, Gjuzi e quan “udhëtim pune me jaht”. Pak i çuditshëm ky koncepti i të punuarit me shishe uiski, rroba plazhi dhe jaht në bregdet.

Për shkak të fotove në një jaht luksoz dhe asaj çfarë përfaqëson Kujtim Gjuzi në politikën shqiptare, në rrjetet sociale kanë nisur talljet dhe ironitë.

Gazetari Ilir Demalia shkruan në Facebook, teksa poston foton e Kujtim Gjuzit: “Gazeta londineze Sun Shine Monitor Fotomodelja e sezonit 2019 duke medituar për qeverinë akademike Konservatore Albaneze dhe Ramaformën ne drejtësi. Gjuzja e ardhmja, Gjuzi e shkuara, gjuha, palla me bisht ke Bishti Pallës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?