Ilir Kulla: Ata që shkojnë në Siri, të pakënaqur nga sistemi

 

Zululand i është rikthyer këtë të martë radikalizmit dhe ekstremizmit nxitur nga feja islame. Biseda është fokusuar tek shkaqet që i drejtojnë njerëzit, përgjithësisht të rinjtë, të bëhen pjesë e grupeve terroriste.

I ftuar në studio, Ilir Kulla u shpreh se ata që shkojnë në Siri janë njerëz të pakënaqur nga sistemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij ekstremizmi nuk ka të bëjë vetëm me besimin fetar dhe tregues për këtë ishte pranvera arabe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Mustafa Nano shprehu mendimin e tij se në fakt shumcia e myslimanëve nuk e njohin fenë e tyre, ndërsa Kulla shkoi më tej duke marrë shembuj konkretë.

Ai tha se p.sh lejimi i martesave deri në katër gra në kohën e profetit ishte penguese për burrat që mos t’i trajtonin gratë njëlloj si kafshët, siç ndodhte në atë kohë në kohën arabe.

Një nga shqetësimet e ngritura në studion e ZULULAND ishte edhe pyetja se kush i financon xhamitë që janë ngritur në Shqipëri dhe çfarë roli duhet të luajë komuniteti mysliman. Kulla tha se problem është lidershipi, udhëheqja dhe se problem duhet parë se për çfarë shërben një xhami, për edukim sipas moralit fetar apo për shpëlarje truri kundër gjithë dogmave fetare.

Në fund të bisedës Kulla pohoi se në Kosovë rreziku i radikalizmit është më i madh, kjo për shkak se sistemi është i gjithë i brishtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?