Ilir Kupa futet në regjimin e posaçëm 41bis, urdhëri jepet nga ministri Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Albert Kupa (alias Ilir Kupa), i cili po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Pas këtij urdhëri, ai do të transferohet në regjimin e posaçëm (41/b). Nga ana tjetër Manja ka paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do i nënshtrohen këtij regjimi.

Ilir Kupa në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.

SHKARKO APP