Ilir Meta dhe Viktor Tusha sjellin linjën e re, tragetin Brindisi-Shengjin

 

Shëngjini krahas investimeve të realizuara deri tani tashmë do të ketë një shërbim  të ri, ai i tragetit Brindisi-Shëngin-Brindisi.

Në  ceremoninë e inaugurimit të kësaj linje mori pjesë edhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, Ministri  i Transporteve Edmond Haxhinasto, deputetë si dhe autoritete vendore.

Ministri Haxhinasto tha  se ky është një investim madhor, fryt i një pune të shkëlqyer të nisur prej një viti.

“Tashmë Porti i Shëngjinit ka pamjen e një porti modern, me përspektiva të mëdha zhvillimi edhe në të ardhmen. Investimet e kryera kanë bërë që volumi i përpunimit të mallrave të shënojë  rritje. Nga 250 mijë ton që përpunohen aktualisht, kapaciteti që synohet të arrihet është mbi 1 milion ton, tha ndër të tjera Ministri Haxhinasto.

Ai theksoi mbështetjen që qeveria dhe kjo ministri do ti kushtojnë zhvillimit të portit të Shengjinit për përfeksionimin e shërbimeve për Shqipërine dhe Kosovën.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kandidati i majtë për  bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj i cili tha se garancia e shërbimeve  është në drejtimin e duhur.Sipas tij investimet cilesore e standartet bashkëkohore vënë në eficiencë taksat dhe nxisin vëmendjen edhe të partnerëve strategjik për të investuar.

Kandidati Tushaj falenderoi Ministrinë e Transporteve për mbështetjen e pakushtëzuar, duke e cilësuar si hapin e duhur në Drejtimin e Duhur vënien në eficiencë të linjës së tragetit Brindisi-Shengjin.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë fjalës së tij tha se vendosja e  linjes së udhëtarevë është vetëm fillimi, pasi linja të tjera do të  vihen në zbatim dhe se do të krijohen deri në 200 vende të reja  pune.

Sipas kryeparlamentarit Meta investimet e standarteve bashkëkohore në Portin e Shengjinit do të rrisin kapacitetet e përpunimit të mallrave, do të rrisin vendet e punës dhe cilësinë e shërbimeve. Në vijim tha Meta do të jetë angazhim edhe për bashkinë e Lezhës, që Porti i Shengjinit të kthehet në një port të rëndësishëm.

Pas fjalimeve të pranishmit kanë parë nga afër tragetin e ankoruar  në Shëngjin i cili lehtëson trasportin e udhëtarëvë jo vetëm të  lezhjanëvë dhe atyre kosovarë, por edhe të gjithë atyre që do të preferojnë standartet e një udhetimi komod dhe të sigurtë.

SHKARKO APP