Ilir Meta do jetë kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës
Zhvillime interesante vijnë nga opozita, pas largimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD. Ish-kryeministri Berisha ndonëse po luftohet fort nga kryeministri, ambasadorja amerikane, nga një pjesë e PD-së e cila luan për dyshen Basha-Rama, përsëri po mbaron zgjedhjet në çdo degë të PD-së në rrethe. Ndërkohë mësohet se në maj 2023, pra pas një viti, do të jenë zgjedhjet vendore.
Ilir Meta ka lajmëruar se do të zbresë fort në fushën e betejës politike. Ndaj duke patur miqesi dhe harmoni të plotë me ish-kryeministrin Berisha, Ilir Meta do të kandidojë personalisht për kryebashkiak të Tiranës në emër të krejt opozitës.
Kjo do të jetë beteja më e madhe për kryeqytetin në 30 vite e kusur.
Nuk dihet saktësisht nëse kryeministri Rama do të rikandidojë Erion Veliaj apo Belinda Ballukun, por mbetet e konfirmuar nga burime shumë konfidenciale se Ilir Meta do të synojë marrjen e Bashkisë së Tiranës.
Ilir Meta ka provuar të gjitha detyrat; deputet, zv/kryeministër, ministër, kryeministër, kryetar parlamenti, President Republike.
Me sa duket do ta provojë edhe kryetar bashkie në Tiranë. Dhe nuk duket e largët kjo detyrë, pasi PS-ja do ketë përballë një luftëtar që kur zbret në bulevard nuk shikon majtas apo djathtas, por drejt te objektivi, ndonëse Erion Veliaj do të jetë i parzmuar nga amerikanët, Soros, Rama dhe populli i majtë.
Nëse pjesa gri vendos për njerin, atëhere fituesi do ketë ngjyrën gri!