Ilir Meta e çoi Bashën buzë greminës, kurse Berisha e hodhi!

Nga Lindita Kokoli dhe Daniel Muçaku-

Ilir Metën, për të ndryshuar mendje nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke dekretuar zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, vetëm një skemë brilante e ka bërë të dalë nga kursi i tij publik. Presidenti duke parë në pozitë të vështirë mikun e tij, ish-kryeministrin Berisha, që rropatej me njerëz por askush nuk ia llogariste, firmosi dekretin për zgjedhjet e 6 marsit.

Dhe 6 marsi vertetoi publikisht dhe juridikisht se Berisha është faktor në PD, ndërkohë që Lulzim Basha i suportuar nga ambasadorja amerikane dhe kryeministri Rama, thoshte se kam 95 për qind të elektoratit të djathtë me vete. Zgjedhjet treguan se përfundoi në parti të fundit si PD.

Nëse Ilir Meta nuk do ti dekretonte zgjedhjet, siç veproi, akoma sot ish-kryeministri Berisha do endej nëpër rrethet e vendit dhe pa iu afruar selisë blu, pasi qeveria kishte bërë plan ta arrestonte sapo të tentonte të ndërhynte përsëri në selinë blu siç ndodhi më 8 janar të këtij viti, kur gazi lotsjellës dhe dajaku kërciti në PD.

Lulzim Basha mori realisht atë që meritonte, ndonëse pak me vonesë, pasi ai shkatërroi dhe shiti opozitën, sakatoi partinë më të madhe opozitare historike të Shqipërisë, përdori gjenocid në PD, duke përjashtuar krejt figurat me të mira të demokratëve, derisa e çoi selinë blu në duart e Gaz Bardhit.

Tani Berisha e mori udhën drejt PD, stoik dhe vendimtar në fillimin e protestave të kësaj pranevere kundër regjimit. Në korrik zbret edhe Ilir Meta në fushën e betejës ose më saktë vjeshta do të jetë e tij dhe e Berishës.

Me pas nëse të dy, Berisha e Meta, nuk e rrëzojnë dot Edi Ramën, atëherë një dajak për të dy dhe drejt pensionit!

SHKARKO APP