Ilir Meta hedh poshtë konfliktet në mazhorancë

 

 

Me një qartësi dhe qetësi shembullore Ilir Meta deklaroi publikisht se koalicioni PS – LSI nuk kishte asnjë problem. Madje, pas takimit që zhvilloi për më shumë se dy orë me kryeministrin Rama dhe disa ministra e deputetë në vilën 30, u shpreh se ky koalicion është shumë i qëndrueshëm. Kreu i LSI-së dukej i qeshur dhe me një siguri që manifestohej hapur se e  ishte mbyllur sezoni i sherrit  ai doli para gazetarëve duke shigjetuar me humor edhe opozitën.

“Mendoj që ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm dhe që po funksion në mënyrë mjaft konstruktive dhe të dobishme. Problemi është se kur nuk takohemi, për shkak të pushimeve, ju kostatoni se ka krizë. Por edhe kur takohemi në mënyrë të vazhdueshme, duke dëgjuar thirrjet e doktorit nga Facebook -u, merrni ngarkesë prej tij” u shpreh ai.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri, Meta bëri një hap pas në raport me qëndrimet e tij të mëparshme kur fliste për "impulse të reja". 

“Kjo (largimet e deputetëve nga parlamenti) është një vërejtje për zotin Braho. Por do e kemi në konsideratë edhe këtë shqetësim që të kemi një prezencë sa më të madhe të deputetëve në seancë.  Në takim, diskutimi mbi Progres  – Raportin, kjo ka qenë tema kryesore. Tema e ndryshimeve në qeveri është bërë traditë e tillë, që prej ditës së parë të qeverisë fillon e flitet për ndryshime. Në rast se i referoheni Naços, ajo ka qenë një dorëheqje të tij. Përsa u takon shpikjeve të tjera është pa kuptim. Pse u bë Manjani ministër? Ai ka qenë zëvendësministër, ekspert i mirë, figurë publike dhe mjaft aktive. Çdo lëvizje është bërë në konsultim me kryeministrin".

SHKARKO APP