Ilir Meta: Jemi forca e zgjidhjeve konkrete, angazhohemi për dyfishimin e pensioneve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e njësinë nr.1 në Tiranë ku deklaroi se është i vendosur të bëjë gjithçka për fuqizimin e familjes shqiptare.

Meta shkruan në Facebook se zgjidhja për shtrenjtimin e jetesës është votimi i forës së tij politike, që ka plane “konkrete dhe realiste”.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe të fuqizojmë familjet shqiptare. Kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës.

Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim.

Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe.

Prandaj kemi propozuar projektligjin për indeksimin e pagave. Prandaj angazhohemi për dyfishimin e pensioneve dhe prandaj pika kryesore e programit tonë është garantimi i pagave dinjitoze për të rinjtë tanë.

Bashkë me kandidatët për Këshillin Bashkiak, Dr.Artan Distafën, kirurg i mirënjohur, Ana Azizajn dhe avokatin Genc Gjokutaj sot vizituam njësinë nr.1, ku pata rastin t’ua përcjell banorëve qëndrimet tona në takimet e ngrohta dhe rastësore. Te njësia nr. 1, si kudo në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihet siguria e ndryshimit që po vjen dhe që të gjithë qytetarët presin me padurim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?