Ilir Meta në simpoziumin “Familja, qelizë e shoqërisë”, organizuar në Kavajë nga Kisha Ortodokse

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori pjesë sot në simpoziumin me temë “Familja, qelizë e shoqërisë”, e organizuar në Kavajë nga Kisha Ortodokse, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e të gjitha besimeve fetare.

Meta u shpreh i lumtur që së bashku me myftiun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Besnik Lecini, me priftin ortodoks At Petro, me klerin lokal, me kryebashkiakun Fisnik Qosja, si edhe me shumë personalitete të komunitetit të mrekullueshëm të Kavajës të jepnin mesazhin e përbashkët në mbrojtje të vlerave të familjes.

“Për ne familja ka qenë e shenjtë dhe do të mbetet e shenjtë! Nuk mund të pranojmë kurrë rrymën çnjerëzore që synon të denatyrojë dhe asgjësojë familjen me “Prindi 1 dhe Prindi 2”!”, u shpreh Meta në mesazhin e tij

“Tentativa kriminale dhe antikombëtare për të shndërruar këtë vend në një fermë laboratorike të internacionales së surrogacisë do të marrë përgjigjen e merituar”, theksoi Meta.

Sipas tij, “pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milionë shqiptarë plus ndalin shpopullimin, mbrojnë Familjen dhe Kombin”.

SHKARKO APP