Ilir Meta: Nëse populli i jep Ramës 71 mandate, i jap dhe mandatin e presidentit, ama u prek një votë të gjejë vrimë të futet

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për median ku denoncoi dhe incidentin e LSI-së në Fier dhe të Partisë Demokratike në Kavajë, u shpreh se nëse Rama fiton 71 mandate do I japë dhe mandatin e presidentit.

“Policia të bëjë detyrën. Unë do i çoj dhe një listë me persona në kërkim të mbrotjur nga policia siç  ishin këta që hyjnë se ndihen të mbrojtjur nga policia atje dhe nga shteti I kapur nga mafia. Policia të bëjë detyrën e saj.

Nuk dua më jo një pikë gjaku të derdhet për zgjedhje por nuk dua asnjë pikë loti.

Nëse Edi Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do ia jap edhe mandatin e presidentit, ti jap të gjitha pa asnjë problem, nëse është vullneti i popullit shqiptar. Ama u prek një votë Edi Rama nuk do të gjejë vrimë të futet, sepse nuk i vajtën militantët  PD-së në zyrën e PD-së dhe as të LSI-së se pot ë kishte qenë ashtu do të kisha qenë më i ashpër”, deklaroi Ilir Meta.

SHKARKO APP