Ilir Meta poston video me Rejanin dhe Dejvin

Ilir Meta shkruan: Dita nuk mund të mbyllej më bukur se me takimin me dy miqtë e mi të rinj këtu në Tiranë nga Backa e mrekullueshme, Rejanin dhe Dejvin.

Së bashku i përshëndesim të gjithë backallinjtë në mbarë botën dhe sidomos ata që qëndrojnë të pamposhtur në vendlindjen e tyre duke ruajtur traditat e këtij fshati, që i ka dhënë emër jo vetëm Skraparit por edhe Shqipërisë.

Jam i lumtur kur takoj fëmijë që janë krenarë për origjinën dhe identitetin e tyre sepse qëllimi i atyre që punojnë për shpopullimin e Shqipërisë është zhbërja e identitetit kombëtar.

SHKARKO APP