Ilir Meta pritet në Romë edhe nga Pier Ferdinando Casini

 

Prej dy ditëve Ilir Meta po zhvillon takime zyrtare në Romë ku është pritur nga autoritetet më të larta homologe të Italisë.  Sot në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi një takim me Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Migracionit në Senatin Italian Pier Ferdinando Casini. Meta vlerësoi rolin e Casinit si një mik i vjetër i Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe vëmendjen e veçantë të Italisë ndaj zhvillimeve në Shqipëri e në rajonin e Ballkanit. Italia, theksoi  Meta është fqinji me i rëndësishëm i BE-së për Shqipërinë dhe Ballkanin dhe roli i saj në proceset tona demokratizuese dhe integruese ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

Casini vlerësoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe theksoi se Italia mirëpret dhe vlerëson rolin e Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan, por edhe dimensionin mesdhetar të saj, parë kjo veçanërisht në fokus të sfidave aktuale të sigurisë, krizës së refugjatëve dhe sigurisë në këtë pellg. Casini vlerësoi më tej frymën pozitive në bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë që ka rritja e konektivitetit dhe përmirësimi i rrjeteve infrastrukturore në rajon për thithjen e investimeve të huaja dhe veçanërisht ato italiane. Në këtë kontekst, ai theksoi se është me rëndësi edhe rritja e kapaciteteve portuale të Shqipërisë, si një ure strategjike lidhëse mes tregjeve rajonale dhe më tej me ato italiane dhe evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta vlerësoi rëndësinë strategjike që kanë investimet italiane për Shqipërinë dhe se vendi ynë mirëpret rritjen e këtyre shkëmbimeve dhe pjesëmarrjen më aktive të Italisë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare. Pas takimit Pier Fernando Casini tha në një prononcim se Shqipëri dhe Italia duhet të ecin së bashku në Europë e në NATO, duke punuar për stabilitetin e Mesdheut dhe implementimin e marrëdhënieve në rrafshin social-ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam shumë i kënaqur për vizitën e Kryetarit të Kuvendit, z. Meta në Parlamentin e Italisë. Është një mënyrë për të konsoliduar miqësi të forta, Shqipëri-Itali duhet të ecin së bashku në Europë dhe në NATO. Jemi vende vëllezër dhe punojmë për stabilitetin e Mesdheut dhe duam të implementojmë marrëdhëniet tona edhe në aspektin social-ekonomik. Nëse unë mendoj për 15-25 vite më parë, për situatën që ishte ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, zbarkimet në Bari, në brigjet tona, sot bota ka ndryshuar. Shqipëria është një vend i besueshëm për Europën dhe ne e shohim këtë ndryshim të madh me kënaqësi dhe krenari. Mendojmë se kemi dhënë një ndihmesë dhe do të vijojmë ta japim edhe në të ardhmen”, – theksoi z. Casini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?