Ilir Meta reagon për incidentin në Shkodër

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar për incidentin e ndodhur në Shkodër.

Meta kërkoi që të hetohet pretendimi se një punonjës policie ka shtënë në ajër me pistoletë pas një konflikti me vëllanë e kandidatit demokrat për Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i kandidatit për kryebashkiak.

Meta u shpreh kundër presioneve dhe dënoi nçdo incident apo konfrontim, si dhe kërkoi që të zbardhet e vërteta.

SHKARKO APP