Ilir Meta shpreh ngushëllime për vdekjen e kineastit: Kristaq Dhamo arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kineastit të njohur Kristaq Dhamo në moshën 89-vjeçare. Me anë të një postimi në Facebook, ish- Kreu i Shtetit thotë se Dhamo la trashëgimi shumë filma me vlera të mëdha artistike.

“Me hidhërim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kineastit dhe regjisorit të filmit të parë artistik në historinë e kinematografisë shqiptare, “Nderit të Kombit”, Kristaq Dhamo.

Mjeshtërisht ai la trashëgim shumë filma me vlera të mëdha artistike dhe karaktere të ndërtuara bukur, me të cilat kinematografia jonë është përfaqësuar denjësisht ndërkombëtarisht. Por në veçanti ai do të kujtohet me mirënjohje për meritat e mëdha si udhëheqës artistik i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ dhe si pedagog i një plejade regjisorësh të rinj të cilët sot ia dedikojnë pikërisht atij profesionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë talentit dhe punës plot pasion, megjithëse krijoi në një regjim plot kufizime, Kristaq Dhamo arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese, njerëzore dhe sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike, duke lënë pas vepra të çmuara dhe një kontribut të paharruar për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngushëllime të sinqerta familjes Dhamo, kolegëve dhe artdashësve për këtë humbje të madhe!”, shkruan Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?