Ilir Meta u la në burg, reagon Tedi Blushi: Vendim i nevritshëm dhe i papranueshëm!

Tedi Blushi e ka cilësuar vendim të neveritshëm dhe të papranueshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë konferencës për media, Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë tha se vendimi është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor.

“Vendimi i sotëm politik të kamikazëve të ramaformës në GJKKO, apo Gjykatën Kombëtare Kundër opozitës, për të lënë në burg politik, pa prova dhe pa fakte, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndikuar nga mafia ndërkombëtare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor. Tregon kapjen për fyti dhe asgjësimit të drejtësisë të vendosur në shërbim të pushtetit.

Ky vendim i turpshëm, i neveritshëm, i papranueshëm, kundër opozitës, konfirmon rrëshqitjen e Shqipërisë në diktatorë, është vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit dhe mafies ndërkombëtare kundër presidentit Ilir Meta, PL, opozitarizimit të vërtetë, demokracisë, që u konsumua sot në sallën e gjyqit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Asnjë merak të mos keni. Nëse i ndodh ndonjë gjë në burg, përgjigja do të mbajë Edi Rama”, tha Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?