Ilir Meta ushqehet me boronica në 2 mijë metra lartësi!
“Nuk ka më shëndetshëm se oksigjeni dhe boronicat bio të Prevallës, në mbi 2 mijë metra lartësi!”- shkruan Ilir Meta dhe poston videon duke ngrënë boronica.
Ngrënia e boronicave ngadalëson plakjen e trurit: Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për mësim më të mirë, përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.
Boronica shërben edhe kundër kapsllëkut: Ato përmbajnë fibra që stimulojnë tretjen, ndryshojnë florën e zorrëve dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrezikshme.
Meta mbetet pasionant për ngjitjen në male dhe i dashuruar me kafshet.