Ilir Meta vlerëson kandidatin kundërshtar të Erion Veliaj, opozitarin Halim Kosova

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vlerëson kandidatin e  “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Halim Kosova për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi për mediat, Lideri i LSI-së thekson se fushata e kandidatit të opozitës solli një risi pozitive në zgjedhjet për pushtetin vendor.

“Sjellja e doktor Halim Kosovës solli një standard të ri. Politika ka nevojë për më shumë qytetari. Fushata e doktor Kosovës ishte një risi pozitive”, thekson Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Ajo që bie në sy në mesazhin e Metës është mungesa e urimit për fitoren e kandidatit të majtë, Erion Veliaj. Edhe gjatë fjalimit të fitores së Veliajt nuk ishte i pranishëm asnjë prej drejtuesve të lartë të LSI.

Lajme të tjera për këtë argument:

PS pret në besë LSI, nuk i voton kandidatët e saj

LSI: Në Pogradec u bë pazar për fitoren

SHKARKO APP